Ndodh për të disatën herë/ Vetëm 4 muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës
22/05/2020 21:12
Kreu i kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj ka kërkuar dorëheqjen nga ky post, ku qëndronte prej katër muajsh.
Aliaj ka zëvendësuar Taulant Canametin i cili ishte i komanduar ne këtë post. Ai u emërua në detyrë në 4 shkurt të këtij viti dhe e mbajti detyrën për rreth 4 muaj, ndërkohë ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar atë të japë dorëheqjen.
Që nga shtatori i vitit 2019 deri në 2020 janë dorëhequr 5 persona nga ky post në kadastrën e Vlorës. Ndërkohë që problemi është edhe më i vjetër pasi gjithsej që nga viti 2013, janë dorëhequr 10 drejtues të Kadasrës së Vlorës.
Top Channel