Murrizi në Open: Tre partitë kryesore nuk janë të interesuar për ndryshimin e sistemit

22/05/2020 00:02

Nën-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi i ftuar në Open në Top Channel foli me tone të ashpra ndaj sistemit aktual zgjedhor.

Murrizi tha se 3 partitë e mëdha udhëheqin vendin prej vitesh thuajse siç udhëhiqte Enver Hoxha në sistemin diktatorial.

‘Në diktaturë kishim Enver Hoxhën që udhëheqte vendin. Ai bënte listat dhe populli votonte. Sot udhëheqin 2 persona e gjysëm. Unë i shikoj 3 partitë bashkë, nuk më duket se janë kundër njëra-tjetrës.

Sistemi danez, kinez, sovjetik, quajeni si të doni, por që sistemi aktual duhet ndryshuar me patjetër’- tha Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA