Marrëveshje për të vrarë drejtësinë? Deklarata e fortë e Yuri Kim: Shpresoj mos jetë e vërtetë. Reagon Rama dhe Basha

22/05/2020 00:43

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim bëri një reagim të fortë në Tëitter mbrëmjen e së enjtes dhe shprehu nje shqetësim publik për fatin e reformës në drejtësi. “Shpresoj se fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”, deklaroi ambasadorja, ndërsa nuk specifikohen zërat të cilave i referohet ky reagim. “Reforma është e dhimbshme e ngadaltë, jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”, deklaroi Yuri Kim, e cila këto ditë ka qenë e angazhuar në takime të njëpasnjëshme me aktorët kyç të politikës në vend.

Reagimi i parë ishte i kryeministrit Edi Rama, i cili shpërndau deklaratën e ambasadores amerikane dhe e shoqëroi me një shprehje të Ëilliam Shekspeare: Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.

Pak pas kryeministrit deklaratën e ambasadores amerikane e ripostoi edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili bëri edhe këtë koment: “Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”.

Pas Ramës dhe Bashës reagoi edhe ambasadori i BE-së, Luixhi Soreka. “Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE.”, tha Soreka.

Reagimet e forta të ndërkombëtarëve erdhën ne ditën kur Presidenti Ilir Meta njoftoi se ka njohur jo vetëm ambasadorët, por edhe opozitën jashtëparlamentare me platformën e tij për Integrimin. Presidenca mbajti sekret përmbajten e dokumentit por jo zyrtarisht u mësua se një ndër pikat e platformës është ngritja e një strukture të ngjashme me Këshillin Politik të reformes zgjedhore por në një nivel më të lartë përfaqësimi, e cila duhet të trajtojë problemet e reformës në drejtësi, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të saj dhe plotësimit te institucioneve të drejtesisë.

Platforma, mban datën 8 prill dhe i është propozuar të gjitha palëve, me argumentinn e plotësimit të 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave, ku përfshihet edhe plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë në presidence ishte edhe ambasadorja amerikane mes këtyre dy takimeve, por ajo nuk e takoi presidentin, por këshilltarët e tij. Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu konfirmoi në mbrëmje për mediat se presidenti Meta ka propozuar një këshill politik për amendime të ndryshme të nevojshme për reformën në drejtësi. Dhe me sa duket këtu ka nisur edhe shqetësimi për fatin e reformës në drejtësi në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA