Kina i lëshoi Australisë një tjetër paralajmërim për kontrolle të reja mbi hekurin Australian, në një përshkallëzim të mosmarrëvshjeve tregtare mes dy vendeve të cilat janë ashpëruar së tepërmi nga kriza e koronavirusit.
Lëvizja e fundit e Pekinit vjen pasi bllokoi krejtësisht mishin e viçit nga Australia në vazhdën e thirrjeve të Canberrës për një hetim të pavarur mbi origjinën e Covid-19, e i vendosi gjithashtu një taksë të fortë mbi Elbin.
Rregullat e reja doganore kineze nënkuptojnë se eksportet australiane të hekurit që kapin vlerën e 41 miliardë dollarëve, mund të bëhen subjekt i kontrolleve shtesë, që do të thotë se në këtë mënyrë, fare lehtë mund t`i jepet përparësi konkurentëve të saj.
Hakmarrja e Kinës po ushqen frikën e një lufte tregatre globale që mund të përfshijë edhe vende të tjera të cilat kanë mbështetur hetimin mbi origjinën e sëmundjes dhe menaxhimin që i bëri Pekini krizës.
“Ky është një paralajmërim tjetër për Australinë, dhe lidhet me veprimet e saj”, i tha Yu Lei, i Universitetit Liaocheng gazetës vendase të kontrolluar nga shteti, Global Times. Më herët, ambasadori kinez në Canberra e paralajmëroi një bojkot ndaj mallrave australiane pasi qeveria e Scott Morrison nisi të grumbullonte mbështetje globale për hetimin.
Top Channel