Skandali i favorizimeve, kryeministri Johnson nuk do të hetohet për lidhjet me Jennifer Arcuri

21/05/2020 21:57

Një grup mbikqyrës i policisë britanike vendosi sot se kryeminsitri Boris Johnson nuk do të përballet me hetim kriminal për favore të veçanta ndaj një biznesmeneje amerikane gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Londrës.

Zyra e Standardeve të Sjelljes së Policisë kishte nisur hetimet prej shtatorit të shkuar pas raportimeve në media se Johnson, si kryebashkiak i Londrës, nuk kishte bërë publike lidhjet e tij private me Jennifer Arcuri, e cila përfitoi mijëra paundë para publike dhe udhëtime tregtare.

Megjithse fillimisht u përcaktua se “kishte një marrëdhënie intime” mes Johnson e Arcuri, zyra e hetimit tha se “nuk kishte gjetur prova se Johnson ka influencuar në pagesat e sponsorizimeve për Arcuri, apo ka influencuar që ajo të përfitonte misionet tregtare”.

Johnson ka qenë kryebashkiak i Londrës nga 2008 deri në 2016. Çështja lindi pas raportimeve në gazetën ‘Sunday Times’ se biznesit të Jennifer Arcuri i ishin dhënë në formë sponsorizimi mijëra paundë para publike nga një organizatë në varësi të Johnson, si dhe kishte akses në udhëtime tregtare bashkë me Johnson si kryebashkiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA