Stuhia e fortë e shiut që ka mbërthyer vendin tonë në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar përmbytje të rrugëve në shumë qytete të vendit tonë.
Siç mund të shihni dhe nga pamjet, qarkullimi në Lin të Pogradec, është vështirësuar së tepërmi pasi rrugët janë të mbushura me ujë dhe makinat e kanë më të vështirë të kalojnë.
Kësisoj me rënien e reshjeve të shiut edhe temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme duke pasur parasysh që së fundmi moti ka qenë i shoqëruar me zagushi dhe temperatura të larta.
Ndërkohë, kujtojmë se për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut dhe shkarkesave elektrike që ndikojnë në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katësh në Durrës është anuluar.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës.
Top Channel