Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth deklaratës së Yuri Kim bërë sot për sa i përket një marrëveshje për të ‘vrarë’ Reformën në Drejtësi.

E pyetur se pse Presidenti, Ilir Meta nuk e ka pritur në takim ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kryetarja e LSI është shprehur se nuk ka dijeni pasi nuk e ndjek axhendën e presidenti.

“Nuk ndjek axhendën e Presidentit. Pavarësisht se jam bashkëshortja e tij. Ka qenë zoti Vasili që ndjek procesin e Reformës Zgjedhore. Nga informimi që patëm Basha ka pasur mandatin për të përfaqësuar opozitën në takimet me Presidentin. Ajo që do ndajë Shqipërinë nga tranzicioni kanë qenë 15 kushtet nga BE. Mbylljen e RZ dhe më pas me propozimet e tjera.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA