Protesta e Aleancës për Teatrin/ Spiropali: Jo kulturë nuk kanë, por s’dinë ku lidhet gomari …

21/05/2020 12:08

Me tone të ashpra ka folur ministrja Elisa Spiropali sot në Kuvend, ndërsa ka folur me ironi për protestën e artistëve që është mbështetur edhe nga opozita.

Ajo ka akuzuar opozitën se e ktheu protestën e artistëve nga një protestë të ndjeshme në një protestë Makbethiane, ndërsa shprehet se Monika Kryemadhi ka marrë rolin e Penelopës dhe Lulzim Basha rolin e Odiseut.

Elisa Spiropali: Opozita i ka ikur betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë, trupat e tyre nuk janë nën rrënoja.

Ata që kanë dhënë shpirtin për atë teatër janë dakord për ndërtimin e një të riu, Jo teatri jonë një furrik e ai i Maqedonisë një teatër gjigant. Pse të mos kemi ne një teatër kombëtar dinjitoz? Po hyjni pak më thellë këtij debati. Gjuha që ju përdorët është ajo e një qytetari të padenjët. Shpifje që godasin vlerat e kombit. E patë se si ju vërsulën atyre regjisorëve e artistëve që nuk mendojnë si ata. Guxuan deri aty këtë atë dashuruar me mendimin ndryshe të sulmonin edhe Ismail Kadarenë, me gjuhë të fëlliqur, duke bërë gjyqe popullore.

Po ç’janë këta mo, gardistë të kuq janë këta, këta qenkan mbrojtës të revolucionit kulturorë? Jo kulturë nuk kanë ata , po nuk dinë ku lidhet gomari. Protesta e tyre mund të quhet protesta e kafshimit të veshit. Këta nga ajo që shiten e blihen çdo ditë, kujtojën se të gjithë ata që janë për një Teatër të ri, janë të shitur. Kolegji Zgjedhor nuk mund të jetë streh për Gjyqtarë të pavetuar, që kush e di se çfarë krimesh kanë bërë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA