Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me ambasadorët e vendeve të BE, ndërkohë që ende nuk dihen më shumë detaje.

Por vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme presidenti Meta ka pasur një takim me opozitën jashtëparlamentit, ndërkohë që këshilltarët e tij takuan në Presidencë ambasadorët Yuri Kim dhe Peter Zingarf.

Në një deklaratë zyrtare pas takimit me opozitën Presidenca njoftonte se: “Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, thuhet në njoftim.

Meta gjithashtu njohu drejtuesit e opozitës për përpjekjen dhe propozimin prej tij të një platforme prej 11 pikash për integrimin europian. Platofrma ka dy shtylla: Drejtësia dhe integrimi.

Me këtë plaftormë prej 11 pikash janë njohur edhe ndërkombëtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA