“Dakord…ferri është bosh” Rama reagon pas deklaratës së papritur të Yuri Kim për Reformën në Drejtësi

21/05/2020 19:33

“Dakord” ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për sa i përket reagimit të bërë nga Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ajo ka lënë të kuptohet se i kanë shkuar në vesh fjalë për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë këtë reformë, teksa thotë se shpreson që kjo të jetë e pavërtetë.

Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të Ëilliam Shekspeare ku thuhet: Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.

Kim thekson se kjo Reformë është e ngadaltë, por e nevojshme dhe duhet të vazhdojë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Yuri Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA