Ambasadorët në zyrën e Ramës/ Takimi pak minuta para protestës. Të enjten Meta mbledh opozitën

21/05/2020 00:33

Pak para nisjes së protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilës iu bashkua sërish opozita, pati një zhvillim paralel në zyrën e kryeministrit, ku atje mbërritën ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luixhi Soreka dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

Nuk ka asnjë informacionin mbi atë që është biseduar në takimin e Edi Ramës me 3 diplomatët e rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa Yuri Kim e takoi për të dytën me radhe shefin e qeverisë, dhe ambasada njoftoi mbi temën e takimit të së martës, por për të mërkurën asnjë deklaratë.

Ndërkaq të enjten në mëngjes presidenti Ilir Meta ka thirrur opozitën jashtëparlamentare në një takim. Mësohet se takimi do të mbahet te Pallati i Brigadave. Në takimin me kryetaret e partive opozitare do të diskutohet situata politike në vend e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA