Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe dy protestave, Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, duke e dërguar çështjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Përfaqësues të kësaj aleance priten të mbërrijnë në SPAK në orën 11:00 për t’i bërë presion për të nisur hetimet për Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, është rënë dakord në protestën e zhvilluar ditën e djeshme e cila zgjati për 2 orë, që në çdo qytet do të firmoset një peticion i cili synon mbledhjen e firmave për të rindërtuar Teatrin “ashtu siç ishte, aty ku ishte”.

“Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK t’i nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do dalim qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet.

Nëse nuk reagon prokuroria, do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë, do ua bëjmë me dije”, u shpreh dje regjisori Robert Budina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA