Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kryemadhi tha se Teatri Kombëtar do të shembej edhe sikur aty të ishin 1 mijë veta dhe se shembja mund të ndalej vetëm me ushtri.
“Teatri Kombëtar do të shembej edhe sikur aty të ishin 1 mijë vetë. Shembja mund të ndalej vetëm me ushtri. Por Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”- tha Kryemadhi.
Me tej Kryemadhi është ndalur edhe tek deklarata e bërë për prishjen e Teatrit duke thënë se do t’i hante veshin Edi Ramës.
”Mos u çudisin se e pallogaritshme jam. E di shume mire se e mban mend se si asfaltoj sheshin ne kombinat. Për 10 minuta. Bilbiloste. Un nuk kërcënoj për interesat e mija. Për mua nuk ka rëndësi ca bëj unë për veten time. Kujt i hyj unë në punë 46 vjeç. Por fëmijët e mijë dhe të tjerët të ketë një sistem tjetër. Fëmijët e mijë nuk do jenë si unë. Fëmijët e mijë do ta vuajnë shumë më shumë këtë që bëjë unë. Do të kenë të gjithë armiqtë e mijë dhe të Ilir Metës. Vetëm një shoqëri e bashkuar na bën të gjithë bashkë” tha Kryemadhi.
Top Channel