Top Channel mëson se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një shoqërie të transportit publik, pasi 15 punonjës së saj kallëzuan se nuk janë paguar që nga dhjetori, madje as sigurimet.
Kallëzuesit në fjalë janë shofer të kompanisë. Ndërkohë administratori i kompanisë në fjalë F. H pasi u pyet dhe tha që ka patur vonesa pasi në 11 mars transporti publik u pezullua nga pandemia dhe ndaj kompania ka patur probleme me fondet.
Por siç Top Channel mëson, ekonomistja L.k ka thënë se një pjesë e rrogave u janë dhënë punonjësve në dorë dhe jo përmes bankës.
Rrethanat e kësaj situate u zbuluan pasi njëri nga punonjësit ka kërkuar rrogën gjatë pandemisë, por i është refuzuar.
Dyshohet paraprakisht që shoqëria e transportit publik në Tiranë ka fshehur të ardhurat dhe ka mashtruar punonjësit.
Top Channel