Lajmi se një 72-vjeçar, i quajtur Bajram Tusha, nga Saranda, ka abuzuar seksualisht mbi një 17-vjeçare, tronditi mbarë opinionin publik disa javë më parë.
Kjo ngjarje u trajtua gjatë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, e cila publikoi dhe disa video-përgjime të realizuara nga e mitura. Në video-përgjime, babai i 17-vjeçares, Vullneti, i premtonte vajzës, që nuk do të sillte më në shtëpi Bajram Tushën dhe miq të tjerë, të cilët, sipas deklaratës të së miturës, abuzonin seksualisht me të. Me anë të një interviste, për studion e “Shqipëria Live”, babai i vajzës Vullneti, i hodhi poshtë këto deklarata.
Sipas tij, Barjam Tusha është i pafajshëm, sepse ai atë e ka pasur, mik, vëlla dhe nuk beson se i moshuari ka bërë atë gjë me të bijën. Ai për të gjithë këtë skenar, fajëson Denito Ruçin, të dashurin e vajzës. Sipas Vullnetit, vajza kohet e fundit, kishte filluar të pinte dy paketa cigare, si edhe vinte gjysmë e zhveshur në shtëpi. Sa i takon akuzave të së bijës, se ai ka sjellë shokë në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Vullneti thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë. “Në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Unë var veten nëse është e vërtetë. Unë jam prind me sedër”, thotë Vullneti.
“Vij në shtëpi dhe vajza kishte ikur. Shikoj vajzën dhe i them, hajde poshtë se do të marr policinë. Vajza e revoltuar. I thotë e ëma të keqen mami ndërrohu se vjen era djersë. I thashë ha bukë dhe shtrihu në krevat. Ajo vetëm shante, pinte dy paketa cigare në ditë. Vuajtje! Sepse i kërkoja unë llogari për pastërtinë e shtëpisë? Sa kam shpenzuar me atë fëmijë, s’kam shpenzuar me asnjeri. E dërgova në shkollë, i thashë do vijosh shkollën ke dy mijë lekë në ditë. Për këto gjëra i kam kërkuar llogari vajzës. Barjam Tushën unë kam 11 vite që ha bukë, e kam mik të vjetër, e kam mik familjar. Nuk do të thotë që e kam mik familjar dhe përdorim për gjërat e tjera. Pa asnjë lloj lidhje fare, këto janë të shtuara nga Denito Ruçi.
I kam gjuajtur një pëllëmbë. Atë ditë se kam goditur (ditën që ka dalë video-përgjimi në emisionin Fiks Fare). Vajza dëshironte të dilte dhe unë e shtyja që të mos dilte. Ai i shkruante dhe i thoshte, ‘të lutem dil’, por vajza i fshinte mesazhet. Nuk ka qëlluar Gentianin zotëri (I referohet video-përgjimit, të bërë nga emisioni Fiks Fare, ku shihet që Bajram Tusha qëllon me armë), ka qëlluar në ajër për të trembur. (Ndërkohë po në video përgjim, babai i vajzës, Vullneti, i kërkon bajram Tushës të qëllojë mbi djalin) Unë i thash sepse kërkova ndihmën e policisë, sepse po më sulmonte në maksimum. Vinte vajza e veshur gjysmë gjoksi jashtë në shtëpi, ai ishte gati për ta nisur në kthetrat e prostitucionit në Itali. Ai është drogaxhi dhe dëshiron të ma dërgoj vajzën në Itali. Ai ka dy gra në Itali. (I referohet deklaratës së vajzës, e cila e akuzon të atin se, për para dhe shishe rakie, e ka detyruar të abuzohet seksualisht nga shokët e tij) Në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Unë var veten nëse është e vërtetë. Unë nuk pi raki, është e pamundur. Unë jam prind me sedër”, u shpreh babai i 17-vjeçares.
Top Channel