Top Story/ Çmime jashtë logjike ka edhe në zonat e plazhit, ku një vilë shitet mbi 500 mijë euro

20/05/2020 00:10

Shtëpitë që të ofrojnë pamje të bukur, janë edhe më të shtrenjta. Pas Tiranës janë Durrësi dhe Vlora që kanë apartamente që shiten për pamjen. Në dy qytetet bregdetare ka shumë pallate apo vila që popullohen vetëm gjatë muajve të verës.

“Po të shikoni këto zonat bregdetare të cilat popullohen jo 100% por 80-90% në kohën e verës atëherë shikon që gjithë ato pallate janë të mbushura me banorë. Gjithë vitin tjetër ato rrinë pa banor se ai e ka blerë dhe është jashtë dhe e shfrytëzon 2 muaj tre muaj. Tani lind një problem tjetër gjithë këto që janë fond banimi të rri djerrë pa u përdorur ai do të fillojë të dëmtohet të prishet plus që dhe ai që e ka blerë nuk nxjerr leverdinë e vetë”, tregon Luljeta Bozo, Inxhiniere Ndërtimi.

Apartamentet në bregdet shkojnë nga 40 mijë euro ndërsa vilat kapin edhe shifrën prej 500 mijë euro në Lalëz ose në jug të vendit. Edhe këtu investimi nuk ka llogjikë financiare, pasi një familje për të shpenzuar pushime në çdo vend të botës, i duhen rreth 10 mijë euro në vit. Pra, me paratë e një vile, ata mund të kryejnë pushime për 50 vitet e ardhshme, ndërkohë që vila amortizohet brenda 10 viteve, për shkak të kushteve atmosferike që sjell bregdeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA