Teatri/ “Ti Shqipëri më jep nder…” Aktori Mehdi Malkaj emocionon protestuesit
20/05/2020 19:41
Gjatë fjalës së tij në protestën e Teatrit Kombëtar, aktori Mehdi Malkaj ka emocionuar protestuesit me disa vargje të njohura të Naim Frashërit, nga “Ti Shqipëri më jep nder”.
“Ju kam xhan të gjithëve. Do të më duhet të bëj nja dy vlerësime. Dua të përshëndes ca njerëz. Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Mos ua paçim kurrë këtë borxh. Dua të përshëndes teatrin “Migjeni” në Shkodër. Nëse kjo quhet demokraci çfarë mund të themi për diktaturën. Unë do recitoj një 4-5 vargje. Do them të parin ju do më shoqëroni të gjithë: Ti Shqipëri më jep nder, me jep emrin shqiptar, zemëron ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Më duket sikur këta dronet janë shtuar më shumë se dallëndyshet”, u shpreh ai.
Top Channel