Shembja e Teatrit/ Balla: Shpresoj që tek opozita mos ndikojë një çështje komunale për Zgjedhoren

20/05/2020 13:35

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka folur rreth çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas tij teatri nuk ekziston më prandaj Gjykata Kushtetuese duhet ta anulojë.

Balla më tej ka shtuar se tashmë teatri do të ndërtohet me lekët e shtetit dhe nuk e ka më problemin e PPP.

“Terminimi i afateve bën nul ligjin. është minimale nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë çështjen sepse nuk ekziston më, s’ka konflikt juridik. Ligji në fjalë ishte hapi një procedurë për të ndërtuar Teatrin jo me para publike por me një skemë PPP. Ajo dëhstoi sepse dështoi negocimi. Ka nisur një procedurë transparente e kërkuar nga të gjithë, dhe kjo i jep fund dilemave. U bënë protesta mos ndërtohej me PPP por nga shteti, u bë nga shteti, por si e doni.” tha Balla.

Më tej kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shpreson që çështja e Teatrit, që ai e quan edhe komunale mos ndikojë tek prezenca e opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore

Balla thotë se brenda qershorit do të miratohet transpozimi i plotë i rekomandimeve të ODIHR dhe si hap të rëndësishëm ai konstaton depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

”Kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet kushtëzon këtë, me qasjen institucionale me ligjet dhe Kushtetutën. Edhe pse opozita para më shumë se një viti kreu akt vetëvrasës me dëshirën tonë dhe dakordësinë e opozitës parlamentare krijuam instrumentin për konsultim. Duhet të jetë domosdoshmëri që ne duhet këtë vit dhe brenda qershorit të këtij viti të kemi miratuar transpozimin e plotë të rekomandimeve të ODIHR në ligjin tonë.

Do i marrim të gjitha rekomandimet, i kemi përkthyer dhe përshtatur me gjuhën legjislative tonë.

Kjo është një çështje që palët politike në Shqipëri duhet të kenë dakordësim. Prandaj mazhoranca prej kohësh ka zgjeruar komisionit të Reformës edhe me hulumtimin e hapësirave për të ndryshuar sistemin. Ajo që është më e rëndësishme për PS është rruga europiane, që është në një fazë të rëndësishme.

Lidhur me depolitizimin e komisioneve zgjedhore, është hap madhor, jemi i vetmi vend që e kemi këtë dhe është metodë staliniste. Gjykatën e zgjedhjeve duhet të shkojmë në nivele sa më të depolitizuara. Zgjedhjet e 2021 janë të rëndësishme në konsolidimin e Reformave, dhe bie dakord me Yuri Kim ajo që është më e rëndësishmja janë rezultatet dhe opinioni publik.”– tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA