Muzeu Kombëtar i Arsimit, një prej objekteve më të rëndësishëm të trashëgimisë Kulturore në Korçë brenda pak muajsh do të jetë përsëri i vizitueshëm.
Pas vitesh të tëra në pritje të ndërhyrjeve kjo ndërtesë simbol e arsimit i ka shpëtuar degradimit.
Tërmeti i 1 qershorit rrezikoi këtë vlerë të trashëgimisë sonë duke i shkaktuar dëme të shumta ndërsa tashmë ka përfunduar restaurimi i godinës dhe pritet të nisë muzealizimi i saj i cili u shty për shkak të pandemisë.
Objekte dhe elementë origjinalë do të ekspozohen brenda tij duke risjellë në vëmendje përpjekjet heroike për arsimin shqiptar.
Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887.
Në këtë Monument Kulture mëse 150-vjeçar është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëherë, “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”. /Dhorjela Cule/
Top Channel