Protesta tek Teatri Kombëtar, lirohen nga qelia 8 të arrestuarit
20/05/2020 14:32
Janë liruar tetë të arrestuarit për protestën tek Teatri Kombëtar të dielën.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” me afat deri më 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, dhe “detyrim paraqitje” për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.
Këta persona u arrestuan për shkak se protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ku nuk munguan as konfrontimet me policinë.
Top Channel