Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Një debat i fortë u zhvillua mes gazetarit Arjan Çani dhe aktorit Artan Imami.
Debati nisi kur Çani I tha Imamit që nuk është arkitekt prandaj nuk mund të thotë që Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohej.
Pjesë nga debati
Imami: Je injorant.
Çani: Mos më fyej
Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë
Çani : Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot qenke budalla. Je bërë gazi I botës, po qeshin njerëzit me ty.
Imami: Mos bëj si gjitholog
Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht. Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos del e kundërta
Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kështu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd më lër dreqi e mori të flas…
Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…
Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…
Çani: Po të qesh dynjaja…
Top Channel