Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët, se si të vendosin, përdorin dhe heqin maskën.

“Ështe shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën ? dhe ku duhet ta hedhim ? atë pas përdorimit”, shkruan ISHP.

Më poshtë udhëzimi i plotë i ISHP:

Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë e sapun.
Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskën dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe nëse e prekni lani duart me ujë e sapun ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshe.

Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajni me sapun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA