Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Më thonë se gjyshi juaj ka qenë një nga arkitektët që e ka restauruar vite më parë Teatrin Kombëtar, sa e vërtetë është kjo?- e pyeti Eni Vasili.
“Po, është e vërtetë. Gjyshi im ka qenë një nga arkitektët më të shquar dhe të zotë. Ndoshta s’më takon mua të flas me superlativa për gjyshin tim, por ashtu siç është politizuar tashmë çdo shfaqje që lidhet me Teatrin, për gjyshin tim u kujtuan që të flasin në këtë muaj’- tha ministrja.
Do kishte qenë dakord për prishjen?- e pyeti Eni Vasili.
Do të doja ta njihja personalisht, por është e pamundur. Unë gjyshin nuk e kam njohur. E kam përcjellë në kujtimet dhe veprat që ka lënë pas. Mendimi i tij ka qenë teknik dhe ha shumë debat,” – u shpreh Margariti.
Top Channel