Edhe këtë puntatë, në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një tjetër debat i fortë u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Carlo Bolinos.

Debati nisi kur Bushati tha se shembja e teatrit është një krim shtetëror që nuk mund të vishet me vello estetike.

Pjesë nga debati:

Bushati: Bolino nuk mund ta veshësh këtë krim me vello estetike. Ka një karvan shkeljesh ligjore që nga viti 2016. U përcaktua projekti pa garë.

Bolino: Nuk është e vërtetë. Është hapur gara në korrik të 2018. Ja ku janë faktet. Është dokumeti i publikuar.

Bushati: Carlo po gënjen. Bjarke Inkes ka thënë që kam qenë në zyrën e Edi Ramës dhe kemi folur për një teatër.

Bolino: Kjo nuk ka rëndësi. Projekti është blerë nga Fusha.

Bushati: Nuk paska rëndësi deklarata e Inkes. Jeni selektiv atëherë kur merrni.

Bolino: Kur nuk ke argument, fillon shpifjet. Çfarë mora unë?

Bushati: Nuk bëhet gazetaria në zyrat e ministrisë. Po unë të them fakt t’i më thua gënjen. Nuk ke pasur guxim që të etiketosh shembjen.

Bollino: Unë nuk gënjej, mund të gaboj por nuk gënjej. Bjarke Ingels iku dhe nuk merr asnjë lekë. Iku nga Shqipëria. Nuk ma ka thënë Veliaj por ekspertë tek Bashkia. Do bëhet një tender në qershor dhe arkitekt do të jetë dikush tjetër. Ingels është paguar, Fusha ia ka falur bashkisë. Në bazë të projektit do të jetë çmimi përfundimtar. Bashkia në tetor, nëntor do të publikohet projekti.

Bushati: Carlo, komplimente. Ke merituar gjithçka që ke marrë nga gjithë ata që të bësojnë. Jam pa fjalë! Ia ke rritur shumë çmimin gënjeshtrës, duke nisur që nga zyra e Anastas Angjelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA