Në emisionin e Open ishte i ftuar Edmond Budina i cili ka folur në lidhje me mbështetjen që opozita po i jep kauzës së tyre.
Budina u shpreh se për mbështetje janë të gjithë të mirëpritur dhe se nuk mund ti largojnë politikanët se në fund të fundit edhe ata janë qytetar.
Budina:
Në Shqipëri gjithmonë është parë që politikanët janë mortja dhe është arsye se politika nuk është se ka vepruar mirë në të kundër nuk do ishim në këtë gjendje.
Por politikanët janë qytetar dhe kanë të drejtë që të marrin pjesë, ne kemi ftuar edhe socialistë dhe ideja është që të jemi të bashkuar.
Opozita na ka mbështetur dhe në opozitë janë edhe parti të majta, që mbahen për të majta dhe ne i kemi pranuar.
Politizimin e kësaj çështje e ka bërë kryeministri dhe rilindje se nuk më bën zemra që ti quaj socialist.
Vetëm këto dy dit në shtypin e majtë të huaj (kam parë) që janë të tronditur. Politikanët të marrin pjesë dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve mos të mendojë se ata janë padronë.
Top Channel