Arrestimet e protestës për Teatrin, reagon Meta: Janë politike, nuk ekziston shteti i së drejtës

20/05/2020 11:21

Presidenti, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimet e kryera pas protestës së artistëve dhe shoqërisë civile për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Metës, të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet janë politike pasi sipas tij mbrojtja e Teatrit Kombëtar ishte paqësore.

Më tej Meta shkruan se operacioni për shembjen e teatrit ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të iluzionit për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Reagimi i Metës:

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.
Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA