Kostot për të ndërtuar shtëpi me cilësi, janë në 300 euro për metër katror. Nëse ne do të kemi rezidenca kostot rriten, pasi klientët orientohen drejt gjerave të luksit. Kostot mund të fillojnë nga 400 euro në 550 euro metri katror.

“Duke hequr vlerën e tokës një shtëpi që ne e ndërtojmë një katshe, 45 metra katrorë mund të shkojë te 22 milionë lekë. Një shtëpi 65 metra katrorë shkon te 27 milionë lekë, një shtëpi te 75 metra katrorë shkon te 30 milionë lekë. Një shtëpi te 110 metra katrorë shkon afërsisht te 40 milionë lekë”, thotë Agron Hysenlliu, Drejtor i Insitutit të Ndërtimit

Në vendin tonë vijon të ketë një paradoks të madh. Familjet kanë nevojë për shtëpi ekonomike ndërkohë që në kryeqytet vijon të ndërtohe n kulla. Ato kërkojnë apartamente banimi me çmime të përballueshme për një buxhet me të ardhura mujore mesatare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA