Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, reagon Varhelyi: Raporti vjetor, në vjeshtë

19/05/2020 20:16

“Kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor”, kështu është shprehur me anë të një postimi në “twitter”, Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Ai shkruan se raporti vjetor pritet të prezantohet në vjeshtë dhe shton se mund të vijohet normalisht me reformat e mëtejshme, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19.

“Unë kam konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohet në vjeshtë.
Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikimet janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19. Momenti i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Oliver Varhelyi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA