Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në ‘Facebook’ është shprehur se ajo që ndodhi më 17 maji nuk do të amnistohet kurrë. Meta e cilëson si ngjarjen që ka prodhuar më së shumti jehonë negative.
Statusi i Metës:
Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!
Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.
Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.
Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset DrejMeta: A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj? Ajo që ndodhi nuk do të amnistohet kurrë
Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në ‘Facebook’ është shprehur se ajo që ndodhi më 17 maji nuk do të amnistohet kurrë.
Meta e cilëson si ngjarjen që ka prodhuar më së shumti jehonë negative.
Statusi i Metës:Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!
Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.
Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.
Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t’u zgjuar e bashkuar para se Tirania t’i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët.
Të gjithë u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme.
Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë.
Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.
A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?
tësia.

Top Channel