Basha: Rama është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta, shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar teatrin

19/05/2020 18:22

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Twitter është shprehu se Rama është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta.

Ai gjithashtu shkruan se Rama shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar teatrin.

Statusi i Bashës:

Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA