Kryebashkiaku Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, i drejtohet kryetares së LSI Monika Kryemadh, e cila u shfaq në protestën e sotme me bluzë ku janë stampuar portretet e Kadri Roshit dhe të Violeta Manushit.

Veliaj ka publikuar një video ku ikonat e teatrit shqiptar Kadri Roshi, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi të cilët pikërisht nga skena e godinës së vjetër e cilësojnë ëndërr ndërtimin e teatrit të Ri.

“Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! Ja video:”,shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA