Këto pamje që po shihni vijnë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Një varg i madh makinash gjenden në dalje të qytetit. Automjetet ndodhen në radhë për të lëvizur drejt Tiranës.

Mbi situatën në fjalë ka reaguar Luçiano Boçi duke e cilësuar bllokimin e qytetit si urdhër të regjimit.

“Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës. Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër. Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë”, shkroi Boçi.

FOTO/ Luçiano Boçi për bllokimin e Elbasanit: Vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA