
24/02 18:37
Në heshtje dhe me pankarta në duar, trupa e aktoreve dhe punonjësit e teatrit “Migjeni” në Shkodër protestuan kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.
Një sulm ndaj artit dhe kulturës e cilësuan ata, duke e krahasuar me periudhën e shembjes se kishave dhe xhamive. Sipas tyre, teatri kombëtar është edhe një goditje për të rinjtë që duan ti futen rrugës se aktrimit.
Me pas ata parakaluan në rrugët e qytetit si një thirrje për të gjithë qytetarët qe të sensibilizohen me nismën e një pjese të aktoreve dhe regjisorëve shqiptar. /Klodian Zhivani/
Top Channel