Presidenti i PPE-së dënon shembjen e Teatrit, Tusk: Intimidimi dhe përdorimi i dhunës është i papranueshëm

18/05/2020 16:17

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim kundër aktit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të papranueshme dhunën.

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “ mësohet të ketë deklaruar Tusk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA