Në tubimin e mbajtur ditën e sotme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, iu bashkua kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Protesta u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në pedonalen pranë ish-godinës tashmë të Teatrit Kombëtar dhe nisi që prej orës 16:30.

Duke folur pas protestës së artistëve dhe qytetarëve për Teatrin kombëtar, që u shemb një ditë më parë me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës pas afro 27 muajsh rezistencë, Kryedemokrati përsëriti dhe njëherë mbështetjen për Aleancën për mbrojtjen e Teatrit në mbyllje të protestës së sotme. Ai tha se shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i tij, i artit apo i guximit por fundi i tiranisë që do të vijë shpejt dhe çlirimtar.

“Të gjitha protestat dhe kudo që të ketë protesta PD-ja do të jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikë dhe terrorit do të shuante shpresën mori fund. Shkatërrimi i teatrit është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe clirmtar.

Unë dhe PD-ja i qëndrojmë kontratës për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte si ishte dhe dërgimin para hekurave të atyre që janë përfshirë nga Edi Rama te Erion VEliaj. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milionët eurot e shqiptarëve, koha e tyre po mbaron. Nuk do të ketë një tjetër aferë 30 mln euro për 1 apo 2 oligarkë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA