Me rregulla të përcaktuara qartë, me maska doreza dhe me një distancë të përcaktuar nga njëri tjetri, maturantët pas dy muajsh shkëputje i janë rikthyer shkollës, sigurisht me ankthin e një periudhe të gjatë shkëputje dhe para provimeve, por gjithësesi të lumtur që i rikthehen shkollës dhe marrëdhënieve me njëri tjetrin, por duke ruajtur distancat mes tyre.
1684 maturantë të cilët i janë ritkhyer sot nagave të shkollës dhe për 3 javë do të vazhdojnë mësimin deri në përgatitjen më pas të procedurave të provimeve të maturës.
201 nxënës kanë lajmëruar se nuk munden ta ndjekin mësimin në shkolla për shkak të mungesës së transportit publik, pasi banojnë në zona të ndryshme larg shkollave.
Për këta nxënës ende nuk dihet si do të veprohet në këto 3 javë.
Top Channel