Klejdi Prençe, 9-vjeçari nga fshati Topojë i Fierit, prej 7 vitesh jeton me gjyshërit, pas aksidentit tragjik që pësoi i ati.

Ai tregon se gjatë këtyre 7 viteve pa babain, jeta e tij nuk ka qenë e lehtë. Shtëpia e gjyshërve është tërësisht e shkatërruar dhe kushtet e jetesës janë shumë të vështira. Vogëlushi është në klasën e tretë, me rezultate shumë të mira në mësime. Ëndrra e tij është që kur të rritet, të bëhet arkitekt.

Prindërit e nënës së 9-vjeçarit janë në gjendje të rëndë ekonomike. Gjyshi i tij bën punë çfarëdo, sa herë qe i jepet mundësia, ndërsa gjatë muajve të fundit ai nuk ka mundur të punojë asnjë ditë për shkak të izolimit nga pandemia. Ndonëse në gjendje të rëndë ekonomike, kjo familje nuk ka marrë asnjë ndihmë ekonomike apo financiare.

Gjyshja e 9-vjeçarit kërkon ndihmë për nipin e saj, që edhe ai të ketë një jetë të mirë ashtu si bashkëmoshatarët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA