Emri/ Hodhi kapsollë në protestën e artistëve, ndalohet banori i Unazës së Re
18/05/2020 19:34
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.
Për pasojë pati 2 të lënduara nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin. Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Top Channel