E rëndë në Vlorë/ Gjendet në një banesë të braktisur trupi i një të riu, ku dyshon policia

18/05/2020 21:08

VLORË-  Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nisur nga verifikimet e kryera, Policia ka bërë identifikimin e kufomës që i përket M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA