Tryeza politike e Reformës Zgjedhore dështoi si pasojë e mungesës se përfaqësuesve te opozitës jashtëparlamentare.
Dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore u paraqiten ne orën dhe vendin e takimit por u përballen me karrige bosh te kolegëve te PD, LSI, te cilët bojkotuan takimin ne shenjë proteste ndaj shembjes se Teatrit Kombëtar.
Bojkoti duket si masë e përkohshme nga ana e opozitës jashtëparlamentare pas burimeve nga dy partitë më të mëdha te opozitës konfirmojnë se ajo është masë në fuqi vetëm për ditën e sotme.
Takimi i sotëm pritej ti jepte zgjidhje shumë pikave te dakortësuara e po ashtu do diskutohet edhe rekomandimet e Këshillit te Europës për financimin e partive. Konsensusi duket i largët, mbetet depolitizimi i administratës, vettingu i anëtarëve te kolegjit dhe ndryshimi i sistemit. /Elda Menga/
Top Channel