10 banesa në lagjen numër 3 në qytetin e Laçit do të shemben për t’u ndërtuar më pas banesat ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këto banesa nuk kanë patur dëmtime nga tërmeti ndaj banorët kërkojnë nga ana e qeverisë që nëse këta të fundit do shemben vlerësimi të bëhet në mënyrë korrekte dhe sa më transparente.

Banorët e këtyre banesave e kundërshtojne prishjen e tyre pasi vlerësimi që u kanë bërë deri tani është qesharak siç ata thonë. Banorët shprehen se proneë e tyre do e mbrojnë me jetë pasi në këto prona është i gjithë mundi dhe sakrifica e jetës së tyre.

Banorët e prekur janë lajmëruar vetëm pak ditë më parë se banesat do të shemben. U është kërkuar që brenda pak ditësh të lirojnë shtëpitë dhe të gjejnë shtëpia me qira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA