Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Shushicë të Gramshit.

Mësohet se një automjet ka rënë rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës. Sakaq, dyshohet se në automjet ndodhen disa persona, ndërkohë që është konfirmuar një viktimë.

Korrespondentja e Top Channel-it bën me dijeni se trupi i pajetë është nxjerrë lart nga uji.

Nuk dihen ende detaje më të hollësishme, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA