Shembja e Teatrit Kombëtar/ Monika Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës

17/05/2020 05:51

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Edi Rama e tregoi që është një anti-shqiptar.

Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruar historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”- tha Kryemadhi.

Më herët Kryemadhi u shoqërua nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA