“S’e bëri tërmeti e bëri pushteti”/ Shembja e Teatrit Kombëtar, protestuesit me parulla
17/05/2020 13:25
Teksa situata mbetet e tensionuar në kryeqytet, protestuesit kanë realizuar disa parulla në shenjë të revoltës së tyre dhe kundërshtisë së shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Jetojmë për lirinë”, “S’e bëri tërmeti e bëri pushteti”- janë disa prej tyre.
Ndërkohë protestuesve u është bashkuar edhe aktori Neritan Liçaj, i liruar nga komisariati numër 4, i cili u shoqërua nga policia bashkë me artistë, protestues dhe përfaqësues të opozitës pak orë më parë.
Top Channel