Policia dhe Delta Forcë ‘zbarkojnë’ në bregdetin e jugut, ndalojë qytetarët të bëjnë plazh
16/05/2020 13:13
Policia e Vlorës, Delta Forcë të mbështetur dhe nga policia kufitare gjatë ditës së shtunë janë përqendruar në bregdetin e jugut kryesisht ne plazhet e Borshit, Dhërmiut etj… duke mos lejuar qytetarët të hyjnë në det apo të qëndrojnë në zonën e rërës.
Ky aksion për mos lejimin e qytetarëve bëhet për të treguar se edhe pse fundjavë nuk do lejohet askush të bëjë plazh përgjatë rivierës së jugut, të paktën deri në një njoftim të dytë.
Top Channel