Një tragjedi e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Llutraqi të Korinthit.
Sipas burimeve policore, 4 persona janë gjendur pa shenja jete në një shpellë në vendin e quajtur “Ano Karbunari”.
Sipas burimeve policorë mësohet gjithashtu se viktimat janë meshkuj të moshave 35-65 vjeç.
Dy janë pistat e hetimit: Dyshohet të jetë pasojë e një shpërthimi në tentativë nga ana e viktimave për të shpërthyer shkëmbinjtë brenda shpellës, ose prej gazrave të një gjeneratori benzine, i cili përdorej për ndriçim.
Zona është e izoluar ndërsa kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e pajetë.
Viktimat ndodheshin në shpellë pasi besonin se brenda gjendej një thesar, por mesa duket fati ka luajtur me ta një lojë tragjike!
Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm ekipet e gjurmuesve të thesarëve, të cilët rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të sendeve prej ari.
Top Channel