MIRDITË- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka kërcënuar një person tjetër se do e vriste me armë.
Sipas policisë i arrestuari është E. Sh., i cili pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij të fundit dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të arratiset pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën kishte kanosur për vrasje V. P.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.
Top Channel