DURRËS- 7 persona janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.
Sipas policisë këta persona në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe të ndotjes së ambinetit dhe lumenjve.
Procedohen në gjëndje të lirë 7 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.
Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumejve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
T.T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak.
Këta shtetas, në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel