Shkarkimi nga detyra i një shefi komisariati në kryeqytet pasi  zona e Liqenit vazhdon të frekuentohet nga qytetarët ka rikthyer shiritat policore. Por kjo mase ngjan më tepër  të jetë kujdes i tepruar i zyrtarëve  të policisë për të ruajtur detyrën, sa kohë masa ndëshkuese ndaj kryekomisarit u bë publike nga kryeministri.

Në hyrjen kryesore të liqenit çdo shteg shoqërohet me policë.

Por ndërkohë pak metra larg shiritit qytetarët po shijojnë fundjavën dhe liridaljen në krahun tjetër të liqenit.

Ndërsa policët janë bindur dhe e kanë boshatisur digën që shqetësoi autoritetet,  qytetarët i sfiduan masat duke e bërë ecjen në trotuarin ngjitur me liqenin

Të moshuarit që duhet të kishin ditën e tyre të daljes e shikojnë paradoksale të gjithë këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA