Për gati dy muaj, rreth 130 psikologë ofruan këshillim online për popullatën. Në total pati rreth 800 këshillime.
Valbona Treska, Urdhri i Psikologëve:
Ajo që konstatuam është nivel i lartë i ankthit. Rreth 50 % e njerëzve treguan, se vuajnë nga ankthi.
Më pas renditen ngarkesa emocionale, frika, konfliktet bashkëshortore, çrregullime të sjelljes së fëmijës, çrregullime të gjumit dhe depresioni.
Telefonatat më të shumta erdhën nga Lezha, Tirana e Durrësi, ku ka mbivendosje më të madhe të stresit të tërmetit dhe pandemisë.
Femrat kërkuan me shumë këshillim.
Ato përbëjnë 70% të totalit. Femrat me fëmijë u gjendën para detyrave online të fëmijëve, mirëmbajtjes së shtëpisë dhe familjes, punës online etj.
Mosha nga 30-35 kërkoi ndihmë psikologjike si tani edhe gjatë tërmetit.
18% e telefonuesve janë adoleshentë nga 10-18 vjeç, një shifër shqetësuese.
Pati edhe telefonata nga shqiptarë jashtë vendit, që donin seanca në gjuhën amtare.
Rekomandojnë: Sytë nga shëndeti mendor!
Depistim masiv i popullatës.
Shtim i psikologeve në shkolla, qendra shëndetësore, bashki.
OBSH-ja thotë se pas shëndetit, më i rrezikuar sot në botë është shëndeti mendor.
Top Channel